Arbëri

Në SHSKUK po trajtohen 22 pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus

Foto: Ilustrim

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale po trajtohen 63 pacientë, prej tyre janë 22 të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Siç ka njoftuar SHSKUK-ja 51 pacientë janë me oksigjenoterapi, kurse tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK janë 44 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 dhe një në gjendje të rëndë e 40 me oksigjenoterapi.

Në shtatë spitalet rajonale janë 19 pacientë, prej tyre 11 të konfirmuar pozitivë e dy në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Ferizajt nuk po trajtohet asnjë pacient pozitiv me COVID-19 apo për pasoja të COVID-it.