Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, do ta vizitojë Kosovën të martën, është njoftuar nga Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë me fillim nga ora 17:30, ku do t’i adresohet deputetëve kosovarë ministri italian Di Maio, është njoftuar nga Kuvendi.
“Seancë e veçantë; Rendi i ditës: 1. Adresimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, SH.T. Luigi Di Maio, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet nga Kuvendi i Kosovës.
Di Maio pritet të arrijë në Prishtinë në ora 14:20, ku do të pritet nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Më pas në ora 15:00 do të mbahet takim mes dy homologëve. Në ora 15:40 në prani të dy ministrave të jashtëm, do të nënshkruhet marrëveshje mes dy vendeve, nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando.
Në ora 15:45 do t’i adresohen mediave ministrja Gërvalla dhe ministri i Jashtëm italian Di Maio.