Arbëri

Kurti takohet me Kamberin, bisedojnë për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në kryetarin e Partisë Për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili është edhe shef i Grupit parlamentare “Lugina e Bashkuar – SDA” në Kuvendin e Serbisë.

Kurti dhe Kamberi biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e në viset tjera në Serbi.

“Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi. Në takim u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014. Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Temë e bisedës ishin edhe dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë. Takimi me z. Shaip Kamberi është në vazhdën e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, njoftohet nga Zyra e Kryeministrit.