Arbëri

Simmons: EULEX i ka dorëzuar Serbisë dosje të luftës, Kurti nuk i është përgjigjur letrës time

Descriptive Text

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se EULEX-i ka dorëzuar Serbisë dosje të luftës.

Ai në Twitter ka shkruar se në këto dosje përfshihen skedarë që EULEX-i i kishte marrë nga UNMIK-u.

“Unë nuk mendoj se autoritetet e Kosovës e dinin se EULEX-i i kishte dhënë këto dosje Serbisë”, ka shkruar ai.

Simmons ka thënë se ndonëse i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti, për një listë skandalesh që e kanë karakterizuar misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ende nuk ka marrë përgjigje nga ai.

“Z. Kurti e ka marrë letrën dhe deklaratën time disa javë më parë. Ka pasur shumë komente nga media në Kosovë por as edhe një fjalë e vetme nga Z. Kurti. Koha do të tregojë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se provat që posedon përfshijnë raporte të dëshmitarëve të mbrojtur të cilët janë nxitur për të gënjyer.

“Postat elektronike të gjyqtarëve të EULEX-it që i referohen ndërhyrjeve politike në çështjet penale, dëshmi të dëshmitarëve në lidhje me transferimin e dosjeve të krimeve të luftës në Serbi dhe audio-regjistrime”, ka shtuar ai.

Image