Arbëri

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 965 doza të vaksinës antiCOVID

Vaksinimi ne Kosove

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë vetëm 965 doza të vaksinës antiCOVID, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar më 15 qershor, mirëpo numri i personave që po vaksinohen brenda ditës po vazhdon të jetë i ulët. Momentalisht po vaksinohen personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, pjesëtarët e Policisë dhe FSK-së, si dhe mësimdhënësit.

Që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 133.868 doza të vaksinës antiCOVID. Ndërsa 17.811 kanë marrë dy dozat e vaksinës.