Arbëri

Vetëm 26 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim spitalor në SHSKUK

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.