Arbëri

Qeveria takohet me bizneset për pakon e re të rimëkëmbjes

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari kanë pritur sot në takim përfaqësuesit e bizneseve vendore, ku diskutuan lidhur me rimëkëmbjen ekonomike të vendit, pas krizës së shkaktuar nga pandemia COVID19.

Ministri Murati, duke falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për pjesëmarrje në këtë takim, ka thënë se MFPT-ja tashmë është në proces të dizajnimit të pakos së re të rimëkëmbjes ekonomike, me ç’rast i ka ftuar bizneset për bashkëpunim më të ngushtë me institucionet për t’i kapërcyer sfidat që bizneset kanë pasur si pasojë e COVID19, por edhe për të diskutuar lidhur me format e bashkëpunimit për rimëkëmbje ekonomike të vendit.