Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes do të mbajë mot me diell dhe vranësira, që në pjesën e dytë të ditës do shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të jenë mes 26-29 gradë.

“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s”, thuhet tutje.