Arbëri

Në Shqipëri pesë raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për raste të vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.481 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2454 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 129.895, ndërsa janë 132 raste aktive.