Dogana e Kosovës ka parandaluar një kontrabandim të mallrave.Sipas një njoftimi të këtij institucioni thuhet se oficerët doganorë parandaluan kontrabandimin e mallrave të ndaluara në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi kanë ndaluar një udhëtar, i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll.
“Pas imazheve të skanimit të cilat kanë detektuar mallra të ndaluara është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mallra të ndaluar. Për arsye të natyrës së mallrave duke konsideruar se malli i gjetur në valixhen e udhëtarit hynë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse dhe i njëjti nuk është deklaruar nga udhëtari” thuhet në njoftimin e doganës.
Dogana me këtë rast ka konfiskuar dylbi për armë të markës 2 copë, laser për armë 5 copë, dylbi të markës 1 copë, këmbë për armë 1 copë, shigjetë harkore 1 copë, laser për centrimin e armës 3 copë dhe sksesorë për armë .