Arbëri

Nis vaksinimi i pjesëtarëve të Policisë

Descriptive Text

Ka filluar vaksinimi i zyrtarëve policorë në qendrën e vaksinimit në sallën "1 Tetori" të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se procesi po shkon mirë dhe se brenda këtij institucioni janë bërë të gjitha përgatitjet që të gjithë zyrtarët policorë të vaksinohen kundër Covid-19.

Ai tutje ka thënë se nuk ka pasur ndonjë hezitim dhe se personat mbi 65 vjeç janë vaksinuar më herët.

Ndërsa koordinatori i qendrës së vaksimit Niman Bardhi ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i vaksinimit. “Kemi mbi 400 të vaksinuar në “1 Tetori” e në nivel vendi kemi mbi 4 mije vaksina” ka thënë ai.

Sipas të dhënave të MSH-së prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë rreth 102.598 doza të vaksinës.