Arbëri

PDK-ja akuzon Kurtin se e braktisi premtimin e dhënë para dialogut me Serbinë

 

Partia Demokratike e Kosovës akuzoi kryeministrin Albin Kurti se ka braktisur premtimin e dhënë për shkuarjen në dialogun me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka shkruar se Kurti në takim nuk i pati në krah as Vasfije Krasniqin dhe Saranda Bogujvecin, por shkoi para presidentit serb, Aleksandër Vuçiq sipas kushteve të këtij të fundit.