Arbëri

Më 17 tetor zgjedhjet lokale

Descriptive Text

17 tetori është data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend. Kështu ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një komunikate për media.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Me të njëjtin vendim, njoftohet se Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi.