1 perditesime
14:47

Basha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri

Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, zyrtarizoi rezultatin e votimeve të një dite më parë.

“Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se nga 75.067 anëtarë kanë votuar 41.097 anëtarë. Vota të pavlefshme 413; vota të vlefshme 40.684. Kadilli 781 vota, Edith Harxhi 901 vota, Shehaj 6.038, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 32.882 vota”, tha ai.

09:24

Sot shpallet fituesi i garës për kryetar të PD-së

Sot do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar partie në Partinë Demokratike të Shqipërisë. 

Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha do të sigurojë mandatin e tretë si kryetar i partisë së dytë, më të madhe në vend.

Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave.

Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind.

Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota./KSP