Sot do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të djeshme për kryetar partie në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Sipas rezultateve paraprake, Lulzim Basha do të sigurojë mandatin e tretë si kryetar i partisë së dytë, më të madhe në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se Basha ka fituar 81 për qind të votave.
Të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 41,095 anëtarë të partisë, ose 54.7 për qind.
Nga 40,674 vota të vlefshme, 32,882 vota kanë qenë për kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha, i ndjekur nga Agron Shehaj me 6,038 vota. Kandidati tjetër, Edith Harxhi ka qenë i treti në listë me 991 vota, ndërsa Fatbardh Kadilli me 763 vota./KSP