Arbëri

KOMF-i kërkon nga komunat të mbrojnë fëmijët nga punët e rënda

Foto: KOHA
 

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, bën thirrje për vetëdijesim dhe sensibilizim të prindërve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve për të mbrojtur fëmijët nga punët e rënda.

KOMF-i thotë se fëmijët e përfshirë në punë të rënda u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe/ose trafikimit.