Arbëri

Një i vdekur e 11 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e COVID-19. janë shënuar 11 raste pozitive me COVID-19.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,915 testime, prej të cilave 11 kanë rezultuar pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.