Arbëri

Philips: Vetëm SHBA-ja ka fuqi të shtyjë përpara marrëveshjen me Serbinë

Foto: Driton Paqarada/Koha
 

David Philips, drejtor i Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqes në universitetin “Columbia” të New Yorkut në një tryezë të organizuar nga LDK me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës” ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel nuk janë zbatuar plotësisht.

“Ka pasur shumë diskutime në Bruksel, mbi 30 marrëveshje janë arritur, këto marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht. Serbia ka hyrë në këtë dialog për mos bërë zgjidhje. Kjo lojë e gjatë po mbaron, janë shumë çështje emocionale në Kosovë që duhet të adresohen”.