Arbëri

Zgjedhja e kryetarit e PDK-së para zgjedhjeve lokale konsiderohet e gabuar

PDK
 

Zgjedhje të përgjithshme pas mbajtjes së atyre lokale vlerësohet se duhet të mbajë Partia Demokratike e Kosovës nga anëtarë të kësaj partie e njohës në vend. Mbajtja e konventës zgjedhore të PDK-së, këtë muaj, është duke u konsideruar e gabuar dhe në dëm të saj.

Paralajmërimet se këtë muaj do të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës nuk janë mirëpritur nga anëtarë të kësaj partie.

Mbajtja e konventës zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale është duke u konsideruar e gabuar dhe e dëmshme nga anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj.