Arbëri

Një i vdekur dhe 11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur dhe 11 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 2.660 testime.

Ndërkaq janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.