Arbëri

Nagavci: Duhet punë për arritjen e standardeve ndërkombëtare

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaroi sot se pandemia nxori në pah mundësitë e shumta të mësimit në distancë, ndërsa hulumtimet duhet të tregojnë se si mund të shfrytëzohen në mënyrë sa më optimale kapacitetet e teknologjisë në të ardhmen.

Ajo këto komente i bëri në konferencën dyditore ndërkombëtare të Kosovës për hulumtim arsimor-KICER, ku po marrin pjesë hulumtues nga vende të ndryshme të botës, raporton KP.

Nagavci tha se hulumtimi në arsim i shërben përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në shkolla, si dhe, në përgjithësi, përmirësimit të shkollës. Ndërsa, duke folur për mësimin në distancë që u imponua nga pandemia, ajo përmendi përkushtimin e mësimdhënësve në këtë drejtim.

Ndërsa Stergios Tragoudas, menaxher i programin në Zyrën e BE-së në Kosovë, theksoi rëndësinë e hulumtimit në arsim dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur aktivitete të tilla që i kontribuojnë arsimit.