Arbëri

Vajza e Krasniqit: Gërvalla na ndaloi që të dërgojmë gjëra esenciale përmes MPJ-së në Hagë

Descriptive Text

Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ministrja Donika Gërvalla ua ka ndaluar që përmes ministrisë që ajo e drejton t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gërvalla duhet t’i lë anash inatet personale.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka thënë ajo.

Lidhur me këtë ende nuk ka qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e as nga ministrja Gërvalla.