Arbëri

BE-ja s’do të ndjekë SHBA-në për sanksione ndaj zyrtarëve “të papërgjegjshëm” në Ballkan

Bashkimi Evropian nuk do të ndjekë rrugën e SHBA-së për të sanksionuar të gjithë ata që minojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e SHBA-së.

Presidenti i SHBA-së, nxori Urdhër Ekzekutiv të martën, për të bllokuar pronat e të gjithë atyre që vlerësohen pengesa për paqen në Ballkanin Perëndimor, e që në të njëjtën kohë prekin interesat e SHBA-së. Kjo i shtohet masës së mëparshme për të ndaluar hyrjen në SHBA të personave që ky vend i konsideron “të rrezikshëm” ose “të korruptuar”.

Por një linjë e tillë nuk do të ndiqet nga BE-ja.

“Angazhimi ynë në rajon është i fuqishëm. Biseda për sanksione potenciale nuk është në rend të ditës. Secili vendim për këtë duhet të merret njëzëri nga të gjithë anëtarët e bllokut. Aktualisht kjo nuk po diskutohet kur është në pyetje me partnerët në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për shtyp.

Urdhri i Bidenit përfshinë shtetet e dala nga Ish-Jugosllavia dhe Shqipërinë.