Arbëri

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-sekretarit të MI-së dhe tre të tjerëve

Foto lustrim
 

Është konfirmuar aktakuza ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe tre të tjerëve, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzohen për keqpërdorim me tenderin për autostradën e Gjilanit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Kohën ka konfirmuar se Departamenti Special, më 3 qershor ka konfirmuar aktakuzën ndaj tyre.