Arbëri

Mbi 29 mijë kosovarë kanë hyrë gjatë vikendit në Shqipëri

 

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës gjatë fundjavës ka pasur fluks të qytetarëve nga Kosova dhe shtetas të huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

Prefekti i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana, bëri të ditur sot për ATSH-në se ” sot kanë hyrë në pikën e kalimit kufitar gjithsej 1398 shtetas shqiptarë me 499 mjete dhe 7563 shtetas të huaj me 2089 mjete”.