Arbëri

APA: BE-ja konfirmon non-paperin për ndryshim kufijsh në Ballkan

 

Këshilli i BE-së nuk do që ta publikojë këtë dokument, ngase dalja e tij në publik do të mund t’i përkeqësonte marrëdhëniet ndërshtetërore

Agjencia austriake e lajmeve APA ka marrë konfirmimin nga Këshilli i Bashkimit Evropian mbi ekzistencën e një dokumenti të lidhur me non-paperin slloven, i cili ka folur, mes tjerash, për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Megjithëkëtë, nga Këshilli i BE-së kanë thënë se ky dokument nuk është publikuar ngase do t’i rrezikonte marrëdhëniet ndërshtetërore, ka raportuar e përditshmja boshnjake “Oslobodjenje”.