Arbëri

Tre të arrestuar për kontratat e Telekomit me dyqanet e telefonave

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar tre persona nën dyshimet për mashtrim në prokurim publik e shmangie nga tatimi lidhur me kontratën e lidhur mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”.

Në njoftim thuhet se kontrata ka pasur vlerën e rreth 450 mijë euro. Muajin e shkuar u patën arrestuar katër persona, ndërsa tani edhe tre. Gjatë aksionit të kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve në Prishtinë, Pejë e Prizren, janë konfiskuar dokumente të ndryshme e mallra në vlerë rreth 30 mijë euro, ka njoftuar PTH-ja.