Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar nëntë raste pozitive me koronavirus, ndërsa nuk është raportuar për humbje jete si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 3340 mostra.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 45 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 132.360 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2.451 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 129.566 qytetarë, ndërsa janë 343 raste aktive.