Arbëri

Ndizen motorët euro-amerikanë për dialogun

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, kanë takuar të hënën udhëheqësit institucionalë dhe liderët e partive opozitare, ku është kërkuar angazhim në synimin që të arrihet marrëveshja finale me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. E Lista Serbe në takim me diplomatin Palmer ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit

Janë ndezur motorët euro-amerikanë në përpjekjen e përbashkët që Kosovën dhe Serbinë t’i çojnë drejt një marrëveshjeje finale dhe gjithëpërfshirëse. Me kërkesën që palët të dëshmojnë përkushtim në dialogun që pritet të rinisë së shpejti, Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Mathew Palmer dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak e kanë nisur vizitën zyrtare në Kosovë. Mesazhi që kanë dhënë ata është se SHBA-të dhe BE-ja duan marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ligjërisht të detyrueshme, e cila hap rrugën e qartë për integrim evropian për të dyja vendet.

Palmer dhe Lajçak kanë takuar ndaras udhëheqësit institucionalë - presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti. Në ditën e parë të vizitës nuk ka pasur deklarata për media.