Arbëri

​Një i vdekur dhe 6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë me dije se në 24 orët e fundit një person ka vdekur dhe gjashtë raste të reja me koronavirus janë regjistruar.

Nga 2.325 testime të kryera, rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një 70-vjeçar nga Kolonja.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.431 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132.315 raste pozitive, prej tyre 129.431 janë shëruar, 433 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.451 pacientë.