1 perditesime
12:48

Reagon gjyqtarja e Elbasanit: Jam grua dhe nënë, videot u publikuan për të më dëmtuar

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkelejda Kapedani, ka reaguar sërish pas videove të publikuara në media e rrejtët sociale ku ajo shihej teksa dëgjonte muzikë “rap” dhe bënte “sfilatë” në ambientet e brendshme të Gjykatës së Elbasanit.

Në këtë reagim të dytë, Kapedani ka përsëritur se këto video sipas saj janë publikuar për të prishur imazhin e saj. Më tej ajo ka shtuar se shpreson që këto sulme të mos jenë ndaj saj personalisht pasi është grua dhe nënë.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa videove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate. As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për videot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjerë keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot.” është shprehur Enkeljda Kapedani.

Kujtojmë se pas publikimit të videove në media, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit.

10:07

Hetohet kryetarja e gjykatës në Elbasan, postoi video në Tik Tok

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinore për kryetaren e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pasi bënte video në ambientet e zyrës në rrjetin social “Tik Tok” raporton Top Channel.

“Të nderuar kolegë! Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdheruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Inspektoratit të Drejtësisë.

Hetimet ndaj saj nisën pasi mediat transmetuan video ku ajo bënte sfilatë dhe video për rrjete sociale në ambientet e gjykatës.