Arbëri

Avokati i Popullit: Dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme

FOTO: KOHA
 

Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin lidhur me videot e publikuara, në Prishtinë dhe Gjakovë, ku dy fëmijë rrihen nga bashkëmoshatarët e tyre, duke shtuar se dhuna ndaj dhe në mes të fëmijëve është e patolerueshme.

“Të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës si dhe përbëjnë një shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, të përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.