Arbëri

Paraqitet raporti përfundimtar për shkarkimin e Metës

 

Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka paraqitur raportin përfundimtar që vlerëson se presidentit i Republikës ka shkelur 4 nene të Kushtetutës.

Gjatë mbledhjes së mbajtur paraditen e sotme, kreu i komisionit hetimor, Alket Hyseni teksa prezantoi raportin përfundimtar, tha se ky dokument do të votohet unanimisht gjatë ditës së sotme dhe do të paraqitet në parlament brenda 7 ditëve.