Arbëri

Diskutohet funksionimi i gjykatave në kushte pandemie

Descriptive Text

Një delegacion i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë, në kye me kryetarja e kësaj gjykate, Vitore Tusha, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Temë qendrore e diskutimit ishin funksionimi i të dy gjykatave në kushte pandemie, praktikat dhe metodat e punës në procedimin e lëndëve, vendimmarrja në distancë, si dhe konsolidimi i jurisprudencës të të dy gjykatave në harmoni me standardet ndërkombëtare të drejtësisë kushtetuese.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se ‘gjyqtarët e të dyja palëve diskutuan për përvojat dhe sfidat e deritanishme në trajtimin e çështjeve të ndryshme kushtetuese, për kontrollin incidental dhe atë abstrakt, si dhe për nivelin e zbatueshmërisë së aktgjykimeve në nivel vendi”.