Arbëri

Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra në dikastere të ndryshme gjatë ditës së enjte.

Edona Maloku-Bërdyna është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa Agon Dobruna është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Kurti u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.