Arbëri

100 mijë doza Pfizer arrijnë të premten në Kosovë

 

Në takimin që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pasur me kryetarët e komunave ka konfirmuar se pritet që këtë të premte pritet të arrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinonim në platformën E-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit” është thënë në njoftimin e këtij Asociacioni.