Arbëri

Ministri Vitia dhe kryetarët e komunave sot diskutojnë për lirim të masave anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave do të diskutojnë sot për masat e reja anti-Covid, përkatësisht për anulimin e shumë prej masave të deritashme.

Takimi do të jetë virtual dhe do të nisë në orën 10:00, ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, njofton ksp-ja.

Ditëve të fundit është rritur presioni për lirim të masave, pas zbutjes së situatës me pandeminë.

Të martën mbrëma, gastronomët protestuan me moton “Me një vaksinë nuk qel vera”.

Sipas njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.303.