Arbëri

Në Pejë protestohet kundër dhunës ndaj grave

Në Pejë sot do të protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Protesta do të fillojë nga ora 12:00 në korzonë e qytetit të Pejës.

Organizatorët e protestës “Aktivistët e Pejës” në Facebook kanë bërë të ditur se vetëm gjatë javës së kaluar 18 vajza e gra raportuan se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës seksuale e ngacmimeve në Kosovë.

“Ne e dimë shumë mirë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale e përdhunimet janë duke iu ndodhur vajzave e grave çdo kund, qoftë në shkolla, institucione publike e private. Andaj dhe do të ngrihemi në protestë, për t'i bërë ballë këtij fenomeni shqetësues dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale e siguri për vajzat dhe gratë. Të protestojmë dhe të rezistojmë derisa drejtësia për vajzat dhe gratë të vihet në vend dhe ato të jetojnë pa frikë”, thuhet në postim.