Arbëri

Kurti e Merkeli pajtohen se rezultati i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja reciproke

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim virtual me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun me Serbinë, derisa Kurti ka përsëritur se duhet të jetë dialog mes dy palëve të barabarta, që zgjidhë kontestet mes dy shteteve e që normalizon marrëdhëniet ndërmjet tyre.