Arbëri

Stoltenberg: S’do të ketë ndryshime të pranisë së NATO-s në Kosovë

Foto: Reuters
 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk ka ndryshime në praninë e NATO-s në Kosovë, e as që pritet të ketë, pasi, sipas tij, të 30 vendet anëtare janë të përkushtuara për vazhdimin e mandatit.

Stoltenberg i bëri komentet pas takimit që zhvilloi të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.