Arbëri

Supremja e konsideron të jashtëligjshëm vendimin e KPK-së për pezullimin e prokurorit Rama

Supremja

Gjykata Supreme e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për pezullimin e prokurorit të Prokurorisë Themelore Esat Rama.

I njëjti ishte pezulluar nga detyra pasi ka liruar në procedurë të rregullt policin Haris Kelmendi, i cili në një video të publikuar muaj më parë, shihej duke përdorur dhunë fizike ndaj një të riu në stacionin policor.

Në vendimin e Supremes ndër të tjera thuhet se Rama nuk është përgjegjës për shkeljen disiplinore.

Të njëjtit i është hequr pezullimi i shqiptuar dhe është kthyer në vendin e punës nga data 26 mars.

“Ankuesi përmes të autorizuarit e ka kundërshtuar vendimin e KPK-së të datës 26 mars 2021, për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit të zbatueshëm për shkak të gabimeve faktike apo të dukshme, të cilat ndikojnë në të drejtat substanciale të palës, i cili ka ndikuar seriozisht në paanësinë dhe integritetin e procedurës dhe për shkak të mungesës së arsyetimit dhe mungesës së qartësisë së arsyetimit të vendimit të goditur me ankesë. Gjykata Supreme pas shqyrtimit dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me vendimin e ankimuar në mbështetje të dispozitave nga neni 15 të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka gjetur se Ankesa e të autorizuarit të prokurorit Eset Rama është e bazuar”, thuhet në vendim.

KPK më datë 1 shkurt e ka pezulluar Ramën me pagesë 50 për qind të pagës mujore të kohëzgjatjes së pezullimit.

{gallery}