Arbëri

Një i vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një rast me fatalitet si pasojë e COVID-19, ndërsa po ashtu janë raportuar 25 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2333 mostrave.

Rasti me fatalitet është një 65-vjeçar nga Istogu.

Ndërkohë janë regjistruar 5 raste të reja pozitive me koronavirus në Prishtinë, nga 4 në Gjilan e Gjakovë, nga dy në Leposaviq, Obiliq, Klinë e Pejë dhe nga një rast në Ferizaj, Lipjan, Podujevë e Viti.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 196 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 106.939 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2.226 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 99.824 qytetarë, ndërsa janë 4.889 raste aktive.