Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grondahl, ku u diskutua në lidhje me implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë, dhe Grupit për Ballkan (BPRG).
Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbështetjen për Qeverinë e Kosovës, Kryeministrin, Zyrën e Kryeministrit dhe Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.