Arbëri

SHSKUK-ja shpall fituese kompaninë që ofroi çmim më të lartë se vlera e parashikuar

qkuk

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka vendosur të japë kontratë për furnizim me një ilaç për 11 mijë euro më shtrenjtë sesa vlera e tij e parashikuar me dosjen e tenderit. Në fund të muajit mars, SHSKUK-ja kishte hapur tender për furnizim për barin “Lidoacine”, ku pritej të siguroheshin mbi 300 mijë copë.

Në tenderin e hapur, SHSKUK-ja kishte parashikuar rreth 38 mijë e 387 euro për këtë ilaç nga Lista Esenciale e Barnave, për një periudhë 2-vjeçare. Pas më shumë se një muaji që nga hapja e tenderit, është përzgjedhur kompania e vetme që kishte ofertuar për këtë produkt.