Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Në Shqipëri janë regjistruar dy persona të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 3.400 testime ditore, 39 kanë rezultuar pozitive. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 976 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 131.978 raste pozitive, 12.081 të shëruar dhe 2.429 të vdekur. Janë kryer gjithsej 674.895 testime.