Arbëri

Nga sot mund të vaksinohen vetëm ata që janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Procesi i vaksinimit do të vazhdojë edhe gjatë të shtunës dhe të dielës në sallën “1 Tetori” dhe në komunat e Kosovës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Duke filluar nga sot, në sallën “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët që janë kontaktuar të premten nga MSH-ja, sipas aplikimit të tyre dhe sipas terminit të caktuar.