Numri i personave që po trajtohen për COVID në klinikat në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme po vazhdon të bjerë.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së janë 319 pacientë që po trajtohen për COVID. Nga ta 219 janë të konfirmuar si pozitivë me virusin Sars-CoV-2, ndërsa 25 pacientë janë në gjendje të rëndë. 225 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë, ndërsa në spitalet rajonale 168 pacientë.