Qeveria e Kosovës ka publikuar Programin Qeverisës 2021-2025 dhe Programin Legjislativ për vitin 2021.
Prioritet i Qeverisë është menaxhimi i pandemisë së COVID-19, sipas planit, e po ashtu ringjallja ekonomike.
Në programin Qeverisës thuhet se do të synohet vaksinimi kundër COVID-it i 60 për qind të qytetarëve.
Sa i përket liberalizimit të vizave në Programin e Qeverisë thuhet se nuk do të bëhen gabimet e qeverive të kaluara duke dhënë data.
"Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të bëjë gabimet e së kaluarës duke dhënë data të gabuara. Me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë do të punojmë me qeveritë e shteteve që ende janë skeptike që të arrijmë liberalizimin e vizave për qytetarët tanë sa më parë që të jetë e mundur. Nga këto shtete do të kërkojmë njëkohësisht që qytetarët e Republikës sonë mos të bëhen peng i debateve të politikës së brendshme të tyre. Në pyetje është jo vetëm liria e lëvizjes e qytetarëve të Kosovës, por edhe kredibiliteti i institucioneve të BE-së. Nevojitet besim, jo diskriminim", thuhet në program.
Programi i Qeverisë 2021-2025:
Programi Legjislativ 2021: