Të martën deri në mesditë janë vaksinuar rreth 200 anëtarë nga personeli mjekësor në Qendrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku në total janë afro 4 mijë të dozës Pfizer dhe AstraZenecas.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se që nga 29 marsi kur kishte nisur vaksinimi, kanë marrë vaksinën mbi 29 mijë persona.
Të hënën kanë mbërritur mbi 3 mijë vaksina të kompanisë Pfizer nga Bashkimi Evropian.
Këto doza të vaksinës janë në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të cilat janë donacion nga BE-ja për Kosovën.