Arbëri

426 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë, shumica me oksigjenoterapi

Në spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 426 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nga SHSKUK kanë njoftuar se 319 pacientë janë duke u trajtuar nën asistim të oksigjeno terapisë dhe 31 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë 179 pacientë, ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Në QKUK janë të shtrirë 179 pacientë, 14 prej tyre në gjendje të rënduar, 130 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 145 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive 77 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 15 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 70 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë 1 pacient, Klinika e Gjinekologjisë 1 paciente”, thuhet në njoftim.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 247 pacientë, 17 prej tyre në gjendje të rënduar, 179 të konfirmuar pozitivë dhe 174 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit 43 pacientë, Spitali i Gjakovës 45 pacientë, Spitali i Pejës 54 pacientë, Spitali i Gjilanit 35 pacientë, Spitali i Ferizajt 34 pacientë, Spitali i Mitrovicës 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 8 pacientë”, thuhet në njoftim.